Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Behluli: Procesi i liberalizimit do të ketë ndikim në industrinë e qumështit dhe mishit

Prodhimi i qumështit është larg plotësimit të nevojave të vendit, ndërsa situata është e njëjtë edhe me produkte te mishit. Të gjitha shifrat tregojnë se në vendin tonë po importohen gjithnjë e më shumë bagëti të gjallë dhe produkte mishi, raporton Kosova.info.

Kështu thonë statistikat, ndërsa vitin e ardhshëm çmimet e këtyre produkteve me fillimin e liberalizimit të vizave do të ngritën edhe më shumë. Është shqetësues fakti që nga ky vit kemi më pak furnizues qumështi. Gjithnjë e më shumë prodhues të vegjël po reduktojnë numrin e lopëve dhe disa po i shesin, sepse rritja e kostove është bërë e paqëndrueshme.

Ekspertët thonë se problemi kryesor i blegtorisë është fragmentimi i fermave dhe prodhimi i gjithanshëm, si dhe pamundësia e zhvillimit të shpejtë. Nga ana tjetër, siç ndodh sipas rregullit të pashkruar, as politika nuk e lehtëson këtë degë të ekonomisë.

Ministria e Bujqësisë ndihmoi me një sërë masash, por si duket nuk janë të mjaftueshëm për të parandaluar kolapsin e blegtorisë.

Dhe duhet të pyesim veten pa sa prodhues të qumështit do të mbetemi deri në fund të vitit, sepse është një produkt strategjik, importi i të cilit bashkë me produktet e përpunuara është rritur me gati 50 për qind në një vit.

E ardhmja e blegtorëve është shumë e diskutueshme. Kështu mendon Prof. dr. Behlul Behluli, që përveç se është profesor i riprodhimit dhe obstetrikës veterinere, është edhe fermer, i cili për Kosova.info tha se nxitja është në një nivel shumë të ulët duke e ndërlidhur me instalimin e një mentaliteti të mbrapshte që nga pas lufta, ku bujqësia në shoqëri është injektuar si një term që i takon një shtrese më të ulët dhe ky problem ka ndikuar në shoqërinë tonë që t’i ikim bujqësisë.

“Na mungon një krenari që nuk kemi arrit ne ngritë te fermeri. Qumështi dhe blegtoria, dy degët më të rëndësishme të bujqësisë në çdo vend të zhvilluar. Pra këto janë ato që ushqejnë këtë komb. Kush ushqen dike, duhet me qenë krenar, tha Behluli.

Një numër i madh i rasteve individuale të të rin jve, më parë është i gatshëm të punoj si kamerier me një pagë prej 300 euro, se sa në fermë me një pagë që arrin deri në 800 euro

Ka pasur shumë masa që na ndihmuan, por fatkeqësisht të gjitha nuk mjaftojnë dhe kjo ka bërë parashikime më të errëta.

Rënie e blegtorisë në shifra

Nëse i referohemi dy anketave të ekonomisë familjare të vitit 2021 dhe 2022 vërehet një ulje e gjedheve, deleve, dhive, por edhe shpezëve.

Sa për krahasim, sipas anketës së Ekonomive Bujqësore 2021, numri i gjedheve në Kosovë ishte është 260.528 krerë. Ka pasur dele 211.354, dhe 30.039 dhi.

Ndërsa ekonomitë bujqësore të vitit 2022 japin këto parametra që shënojnë një zbritje, numri i gjedheve ishte 250 899, deleve 204 110,dhe dhive 29 378.

Dështimi i politikave morale dhe materiale ngulfat bujqësinë

Pra jemi në një situatë ku shteti duhet të mendojë për blegtorinë ku po pakësohet numri i krerëve të gjedhëve, që ndikon jo vetëm në xhepin e konsumatorëve por edhe shëndetin e tyre.

Nisur nga këto të dhëna, Behluli thotë se ne nuk e kemi kuptuar rëndësinë e bujqësisë.

“Një rregull është nëse s’ka fermë, nuk ka ushqim. Një popull që nuk prodhon ushqim është i rrezikuar të vdes”, tha ai.

Sipas tij dështimi i politikave të përkrahjes edhe morale dhe materiale të shoqërisë duke i qëndruar shteti prapa duke promovuar përmes mediave bujqësinë ka dështuar komplet.

Behluli nxjerrë disa incizime të realizuara në ShBA të cilat ua prezanton studentëve duke u sjellë në vëmendje krenarin e fermerëve amerikan për bujqësinë.

Vitin e kaluar në panairin në Ajova State Universiteti, panairi i bujqësisë ku 24 orë për 15 ditë të gjitha mediat janë fokusuar në panair duke pasqyruar tek çdo familje lloj lloj kafshë, ushqime, gjenetike, seminare, intervista me fermerë.

Kriza në sektorin e qumështit – ngritën çmimet e djathërave

Sa i përket qumështit gjendja ende nuk është e mirë.

“Ndërsa tek ne sheh një mentalitet krejt tjetër. Në kemi dështuar me rrit kapacitetet prodhuese. Ne e kemi obligim të prodhojmë sasi të mëdha të qumështit dhe shtim të kualiteti të lartë”.

Sipas tij investimet nuk kanë munguar në modernizimin e pajisjeve të përpunimit, por ka mungesë kuadrosh të prodhuesve.

Ky sektor po mbahet gjallë falë fermerëve që janë treguar jashtëzakonisht elastikë në këtë krizë, sepse nuk bëhet fjalë për një punë të zakonshme, por për një mënyrë jetese, një trashëgimi.

“Vetëm ata që kanë qenë kokëfortë në këtë fushë kanë arrit me mbijetuar. Ne nuk guxojmë të mos jemi falënderues nga përkrahja që ka dhënë shteti. Edhe paret që i kërkojmë ne nuk guxojmë që me abuzuar me paranë tonë. Ne duhet të jemi real pasi jemi pjesë e këtij shteti dhe të mendojmë se cilat janë ato politika janë ato që s’po na lejojnë të zhvillohemi”.

Sipas tij prodhimi i qumështit është më kompleksi më i rëndi. Janë një mijë hallka të prodhimit, ku nëse një hallkë dështon atëherë dështon produkti final.

“Një silazh e keqe të jep 20,30 apo 50 për qind më pak qumësht. Nëse llogarit në vlera monetare, janë katastrofale. Për çka?. Nëse nuk është mbuluar mirë, nëse nuk është mbjellë mirë, apo nuk është ngjeshur mirë”, thotë ai.

Problemi më i madh është që zhvillimet në fermë janë shumë të ngadalshme, rezultatet nuk mund të shihen shpejt, ku sipas Behlulit ato mund të shihen eventualisht pas një viti por ato reale shihen pas 2-3 viteve.

Gjithashtu një tjetër problem, është çështja e shërbimeve këshilluese që janë vetëm në emër dhe nuk janë në gjendje me përcjellë një mesash me të cilën me të vërtet do të ketë impakt te fermeri. Një pjesë të përgjegjësisë e bart ministria e cila është dashur të ngrit kapacitetet të cilat do të ishin më afër fermerit.

Edhe në raportin e fundit të KE në fushën e blegtorisë evidentohen përparime të kufizuara. Edhe tek prodhimi i produkteve të mishrave vendi nuk qëndron mirë. Kjo për arsye që sipërfaqet e tokës kufizojnë për me u zhvilluar.

Behluli thotë se sektori i qumështit është shumë më i rëndësishëm se sa sektori i mishit, për arsye se pa sektor të qumështit nuk mund të ketë as mish.

“Teknologjitë e reja kanë mundësuar me arrit që edhe ferma që prodhon qumësht të prodhojnë edhe mish. Quhet bioteknologji e re, që nënkupton që lopët më gjenetikë të lartë me insiminuar me material gjenetik që është elitë për prodhim të qumështit. Dhe lopët e kategorisë së dytë që janë 30 deri 40 për qind të tyre pse me i shty ato me prodhuar qumësht kur s’ka nevojë, ato kafshë insiminohen me material gjenetik për mish. Kështu që në të njëjtën fermë do të ketë edhe mish edhe qumësht”, tha ai.

Kjo sipas tij është rruga me e mirë nëse do të implementohet.

Liberalizimi i vizave do të ndikojë në prodhimin e qumështit dhe mishrave që do të reflektojë në koston e tyre.

Behluli thotë se ata që kanë ferma familjare kanë me vazhduar të funksionojnë pasi zgjidhje tjetër nuk ka, por fatkeqësisht do të ketë ngritje të çmimit të produkteve.

“Kjo do të ndihet në kurrizin e blerësit. Kjo nuk do të jetë shumë e varur prej ne, por dhe prej ndryshimeve në nivel global. Shteti s’mund të bëjë asgjë sepse masat që mund të ndermirën nuk janë masa që mund të shpëtojnë tash. Masat duhet me u ndërmarrë me plan dhe me pas një qëllim që të shihen efektet pas 5 viteve”, tha Behluli. /Kosova.info/

Go to TOP