Bëhet virale video e Bora Zemanit duke u puthur me ish-konkurrentin e “Big Brother”

Moderatorja, Bora Zemani është mjaft e përfolur sa i përket jetës së saj private nëpër media rozë e rrjete sociale. Gjatë këtyre ditëve të fundit në media është raportuar se ajo është ribashkuar me ish të dashurin, aktorin Donald Veshaj.

Përmes disa fotografive të publikuara në media, dyshja shihen pranë njëri-tjetri duke bërë ‘shopping’ në një nga qytetet e Italisë, madje ata u panë edhe në një klub të natës në Prishtinë para se të shiheshin së bashku në Itali.

Por, së fundmi është bërë virale një video e moderatores gjatë kohës që ishte pjesë e formatit “Dance with me Albania”.

Në këtë video, Bora shihet teksa vallëzon me ish-konkurrentin e “Big Brother Albania” të sezonit të 5-të, Graciano Tagani, i cili i rrëmben moderatores një puthje gjatë vallëzimit.

Momentin mund ta shihni nga minuta 02:40, teksa kujtojmë se në këtë format të “Dance with me Albania”, Bora kishte partner këngëtarin kosovar, Alban Ramosaj, vëllain e Beatrixës. Ndërsa, tani Graciano është në lidhje me moderatoren, Argjira Spanca.

Për ta shikuar momentin, KLIKONI KËTU: VIDEO

Go to TOP