Begaj–Guterres: Angazhimi i Shqipërisë për paqe dhe siguri ndërkombëtare

I pranishëm në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në një postim në rrjete sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi, Begaj e konsideron bisedën mes tyre si miqësore.

Sipas presidentit, biseda u fokusua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si pjesë e punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Biseda miqësore u fokusua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohjen time Sekretarit të Përgjithshëm Guterre për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj. /Kosova.info/


Go to TOP