Beatrix Ramosaj deklaroi ndarjen me Donaldin, shikoni çfarë po ndodh me këngëtaren pas këtij vendimi (FOTO)

Ditën e djeshme Beatrix konfirmoi ndarjen nga Donaldi. Përmes një statusi në Instastory ajo la të kuptohet se ata nuk janë më bashkë. Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë. Postimi është lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.

Ndjekësit janë treguar “të pamëshirshëm” ndaj Beatrix dhe kanë komentuar me nota ironike e të ashpëra ndarjen e saj nga Donaldi në postimin e saj të fundit në Instagram.

Përpos kësaj, ajo ka hequr nga Instagrami të dy vëllezërit Veshaj. Mirëpo, nga aktori nuk ka ende asnjë reagim e madje ai vijon ta ndjekë Beatrix në Instagram.

Sakaq, në postimin e fundit të Beatrix në Instagram komentet kanë vërshuar nga njerëzit që ironizojnë ndarjen e tyre. Gjejmë këtu rastin të përmendim se lidhja e Donaldit dhe Beatrix është pritur shumë keq nga publiku. Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale ka qenë si rrallëherë në nivele shumë shqetësuese dhe përveç Donaldit shumë e gjykuar është edhe Beatrix.

Para se të hynte në “Big Brother VIP” ajo e kishte parë reagimin e Borës që po priste Donaldin. E shumë persona nuk e kanë justifikuar lidhjen e saj duke qenë të idesë se ajo duhet të kishte folur me aktorin.

Po ashtu, Beatrix i shkroi Borës edhe një koment lidhur me puthjen e tyre të shumëpërfolur në “Big Brother VIP”. “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër”, kanë qenë fjalët e këngëtares. Dhe këto fjalë njerëzit nuk i kanë harruar.

Pasi njoftoi ndarjen, dhjetëra komentues i kanë shkruar Beatrix këtë koment në foton e saj. Të tjerë shkruajnë se e ka goditur karma pasi sipas tyre ajo ndau Donaldin dhe Borën dhe tashmë u nda edhe vetë. E të tjera, e pyesnin “Ku e ke Donaldin jeta?”. “Si i thonë ndarje në shqip?”/ “Jeta kaq e pate”/ “Jeta i çmende komshinjt?” janë disa nga komentet.

Megjithatë, Beatrix nuk ka reaguar ndaj asnjë komenti, e as nuk i ka fshirë.

Beatrix Ramosaj deklaroi ndarjen me Donaldin, shikoni çfarë po ndodh

Go to TOP