Baston pas kualifikimit: Jemi në rrugën e duhu

Alessandro Bastoni mendon se Italia është në rrugën e duhur pas kualifikimit në rundin tjetër të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Italia mbrëmë barazoi në finish të ndeshjes ndaj Kroacisë (1-1), duke siguruar kalimin në rrethin tjetër të garave në EURO 2024 që po zhvillohet në tokën gjermane.

“Ne nuk e humbëm kurrë shpresën. Të gjithë shkuam në sulm, ne qëndruam me konceptet që donim dhe ia dolëm të bëjmë golin e barazimit”, ka thënë Baston.

“Te ne mungon diçka që mund të krijohet vetëm duke luajtur bashkë, një lojë që do të vjen me kalimin e kohës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi bërë hapa përpara dhe kemi besim për të ardhmen”, ka theksuar ai.

Baston është i bindur se Italia do të rigjej formën e mirë në duelet e radhës në Evropianin ‘Gjermani 2024’.

Go to TOP