Bastiset shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Kodër të Trimave nga ana e EULEX-it
Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Policisë së Kosovës të shoqëruar me Policinë e EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.
Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.
Burimet gjithashtu pretendojnë se supozohet se do të ketë edhe arrestime.
Prev Post
Enët plastike i rrezikojnë veshkat
