Basha: Fitorja e PPE-së, garanci për procesin integrues të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi sot Partinë Popullore Evropiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se, fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin, që sipas kreut të PD përfaqëson një ngadhënjim të vlerave mbi të cilat BE u themelua.

“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme”, theksoi Basha.

“Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”, nënvizoi Basha. /Kosova.info/

Go to TOP