Barrikadat nëpër rrugë, KFOR i dërgon ushqim bazës së tyre në veri me dy helikopterë
KFOR-i ka dërguar ushqim bazës së tyre në pjesën veriore me dy helikopter.
Ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke i larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Një ndër arsyet e vendosjes së barrikadave është arrestimi i ish-policit serb në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç, i cili po dyshohet për sulm terrorist.
SHBA dhe BE kanë kërkuar nga Serbia që të largohen barrikadat dhe të shmangen tensionet.
