Barduani e Lammy flasin për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Sipas KFOR-it, gjatë takimit, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithashtu, thuhet se komandanti i KFOR-it uroi Sekretarin Lammy për kontributin e kahershëm të Britanisë së Madhe në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

Sekretari i Jashtëm Lammy ka takuar edhe kontingjentit britanik në Camp Film City, të cilit i drejtoi vlerësimin për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Operacionit “Joint Enterprise”. /Kosova.info/


Go to TOP