Barcelona me spektakël mposht Napolin, vazhdon garën Ligën e Evropës

Barcelona ka fituar ndaj Napolit si mysafir me rezultat 4-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona” në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1, ndërsa Barcelona zbriti në këtë takim vetëm për fitore.

Goli i parë erdhi në minutën e 9-të, kur asistimin e Adama Traores e ktheu në gol Jordi Alba.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496941083720306691?s=20&t=fM6agjyBAH5X9956ds7lXQ

Vetëm katër minuta më pas ishte Frenkie de Jong që shënoi për 2-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496942420747034626?s=20&t=I_1ID7_30NgNsjhB3tQClQ

Napoli arriti të zbus të shifrat në 2-1 me golin e Lorenzo Insignes nga penalltia.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496944482746515470?s=20&t=8LtMt6NDcxVbII2xNa_g6w

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Gerard Pique që shënoi për 3-1.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496950030292369408?s=20&t=ZfHQRdy-y-4JZZ8VtANRrA

Barcelona nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke qenë më e mirë në fushën e lojës.

De Jong rrezikoi në minutën e 55-të, por kësaj radhe nuk kishte fat.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 59-të, kur Pierre Emerick Aubameyang shënoi për 4-1.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496958190155620355?s=20&t=HoD57ZdPzwzELYWJoZkNNA

Napoli arriti të shënonte në minutën e 87-të, kur Matteo Politano shënoi për 4-2.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496964976849920004?s=20&t=KGl84D9BwNFB_mtVetr3eA

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona kaloi tutje, duke treguar se do të jetë serioz në garën e Ligës së Evropës.

Go to TOP