Barcelona e do Lewandowskin dhe Raphinhan për të formuar treshen e re sulmuese

Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që dyshja Robert Lewandowski dhe Raphinha të jenë partner të Ansu Fati në pamjen e re të sulmit të ekipit për sezonin e ardhshëm.

Me Lionel Messin, Sergio Aguero dhe Antoine Griezmann që janë larguar së fundmi nga Barca, Xavi dëshiron të rikthejë një identitet në sulmin e tij.

Xavi thuhet se po planifikon një “treshe” të re sulmuese dhe tashmë ka etiketuar emrat që dëshiron t’i transferoj gjatë verës në Camp Nou.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Lewandowski i Bayern Munich dhe Raphinha i Leeds United janë të kërkuar nga trajneri i Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës dëshiron që Lewandowski dhe Raphinha t’i bashkohen talentit Ansu Fati për të formuan treshen e re sulmuese.

Përveç tyre, Xavi do të ketë edhe emra si Pierre-Emerick Aubameyang, Ferran Torres dhe ndoshta edhe Ousmane Dembele si alternativa.

Memphis Depay dhe Luuk de Jong pritet të largohen nëse konfirmohet nënshkrimi i Lewandowskit. 

Go to TOP