Banorët e Kulinës po përballen me problematikën e rrëshqitjes së dheut

Banorët e Kulinës, po përballen me rrëshqitje të dheut. Ata po detyrohen të përdorin rrugë alternative.

Rexhep Avdullahu, banor vendas thotë për RTK se rrëshqitja e dheut, po u shkakton vështirësi edhe banorëve në këtë zonë. Ai thotë se sa herë ndodh rrëshqitja e dheut, rruga bllokohet e udhëtarët shfrytëzojnë rrugët dytësore të fshatrave.

Kurse departamenti i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, përmes e-mailit ka thënë se nuk kanë kompetencë dhe përgjegjësi të bëjnë analiza të cilësisë apo llojit të dheut. Por, thekson se kjo rrëshqitje e dheut nuk ka qenë e njohur deri më tani.

Ndërkohë, nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë kthyer fare përgjigje. Raste tjera të rrëshqitjes së dheut në këtë vend kanë ndodhur edhe në mars dhe nëntor të vitit 2023.


Go to TOP