Banorët e Irzniqit të Deçanit në hall me shtyllën e dëmtuar elektrike

Një shtyllë elektrike, e dëmtuar prej disa ditësh, ka shkaktuar frikë e pasiguri për banorët e fshatit Irzniq të Deçanit. Ata thonë se rreziku është i përditshëm, veçanërisht për fëmijët që kalojnë pranë saj për të

Një zhurmë e vazhdueshme pas defektit në shtyllën elektrike që ndodhet në qendër të fshatit, tash e sa ditë me radhë është duke krijuar panik për banorët e Irzniqit të Deçanit.

Ata thonë se të gjithë janë të rrezikuar ng qarkullimi atypari, sidomos fëmijët që çdo ditë shkojnë në shkollë.

Muharrem Berisha, banor, tha se shtyllën një kamion natën e ka rrëzuar.

“Ne këtu jemi të rrezikuar, fëmijët që duke ardhur prej shkolle, ja që po vijnë në drejtim të shtyllës, ata nuk e dijnë, mundet në këtë moment me ju ra shtylla e me qenë pasojat katastrofale për fshat e për krejt””, tha për RTK Berisha.

Sipas banorëve dhe udhëheqjes së fshatit, kjo gjendje me rrjet të vjetruar dhe shtrenjtimi i energjisë në anën tjetër, po bëhen të papërballueshme për komunitetin, i cili siç u shprehën ata, është parapagues i rregullt i faturave të energjisë.

Ndërkaq Lulzim Krasniqi, zyrtar për informim në KEDS, tha se aktualisht ekipet e KEDS-it janë duke i kryer disa punime në atë lokalitet sipas planit investiv, ndërsa shtoi se shtyllën e dëmtuar do ta sanojnë shumë shpejt.


Go to TOP