Bajrami: Rritja ekonomike 5.43% nuk reflekton mirëqenie, inflacioni ka goditur fuqinë blerëse
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj të dhënave për rritjen ekonomike të ministrit në detyrë, Hekuran Murati duke vlerësuar se statistikat e paraqitura në mënyrë të njëanshme nuk e pasqyrojnë gjendjen reale të ekonomisë.
Sipas saj, rritja ekonomike prej 5.43 për qind nuk mund të analizohet e shkëputur nga inflacioni, i cili, siç thotë ajo, ka arritur në 7.5 për qind.
“Në ekonomi, statistikat e njëanshme nuk e tregojnë realitetin. Rritja ekonomike prej 5.43% nuk mund të shihet e shkëputur nga inflacioni prej 7.5%. Sepse kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat, fuqia blerëse bie; qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin”, ka deklaruar Bajrami. /Kosova.info/
