Australia e nis me fitore Botërorin, e mposht Turqinë

Australia ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të Grupit D në Kupën e Botës 2026, duke e mposhtur Turqinë me rezultat 2:0, në stadiumin “BC Place” në Vancouver.

Edhe pse Turqia dominoi në posedim dhe krijoi më shumë raste, australianët zhvilluan një paraqitje të disiplinuar në mbrojtje dhe u treguan shumë efikas në kundërsulme.

Golin e epërsisë për Australinë e realizoi Nestory Irankunda në minutën e 27-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Turqia vazhdoi të ushtrojë presion gjatë pjesës së dytë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës përballë një mbrojtjeje të organizuar mirë dhe portierit Patrick Beach, i cili pati disa intervenime vendimtare.

Fitorja e australianëve u vulos në minutat e fundit nga Connor Metcalfe, i cili realizoi për 2:0 me një goditje të saktë, duke i siguruar australianëve tre pikë shumë të rëndësishme në nisje të turneut.

Sipas statistikave, Turqia pati rreth 72 për qind të posedimit të topit dhe 30 tentime drejt portës, por nuk arriti të konkretizojë dominimin e saj, ndërsa Australia shfrytëzoi në maksimum rastet e krijuara.

Me këtë triumf, Australia pozicionohet në mënyrë të favorshme në Grupin D, ndërsa Turqia mbetet pa pikë pas ndeshjes së parë të Kampionatit Botëror.

Go to TOP