Bajrami: Murati ministër i mashtrimeve dhe i dështimeve, po i afrohet fundit të manipulimeve

Deputetja Hykmete Bajrami ka bërë një deklaratë të ashpër duke kritikuar qeverinë për propagandë dhe keqmenaxhim duke përmendur një sërë dështimesh që përfshijnë, mungesën e çerdheve dhe të banesave sociale.

Bajrami thekson se Zyra Kombëtare e Auditorit ka raportuar shpenzime prej 31 milionë eurosh për karburante në vitin 2023, një shifër shumë më e lartë krahasuar me vitin 2019, kur u shpenzuan rreth 13.5 milionë euro.

Ajo akuzon qeverinë për kapjen e institucioneve të pavarura dhe për manipulime të vazhdueshme, duke paralajmëruar se fundi i këtyre manipulimeve po afron. /Kosova.info/

Go to TOP