Bajrami: Kurti po synon kapjen e shtetit, qytetarët e dinë kush po e çon vendin në zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit duke e akuzuar atë për tentim të kapjes së shtetit dhe për thellim të krizës politike në vend.

Bajrami tha se Kurti ka bërë thirrje për sigurimin e kuorumit duke propozuar tërheqjen e një kandidature që sipas saj ka marrë zero vota dhe mbajtjen e një kandidature tjetër që kishte marrë 64 vota.

Sipas saj, qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se kush po e dërgon vendin sërish në zgjedhje dhe se konferencat e shpeshta nuk e ndryshojnë realitetin politik.

Ajo theksoi se përpjekjet për “kapjen e shtetit”, siç u shpreh ajo, nuk do të realizohen. /Kosova.info/


Go to TOP