Bajrami: Kurti po e çon vendin në zgjedhje, ligjet po i kalon me urgjencë për t’iu shmangur Kuvendit

Deputetja e Hykmete Bajrami nga LDK ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e orienton vendin drejt zgjedhjeve duke tentuar njëkohësisht të miratojë ligje me procedura të përshpejtuara.

Sipas Bajramit, kjo qasje synon që fillimisht të përmbyllen disa procese në Kuvend, për t’i hapur më pas rrugë një qeverisjeje pa mbikëqyrje parlamentare.

Ajo ka theksuar se që nga dhjetori i vitit 2024, vendi nuk ka pasur një Kuvend funksional, ndërsa tani, sipas saj, po tentohet të kalohen ligje duke shmangur procedurat e rregullta.

“Pse këto urgjenca? Urgjencë për të bërë ligje që nuk mund të zbatohen kurrë,” ka deklaruar Bajrami duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë dhe zbatueshmërinë e këtyre nismave ligjore. /Kosova.info/


Go to TOP