Babë e bir rrahen mes vete, bëhen për spital

Babë e bir janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes vete.

Policia e Kosovës në raportin ka bërë të ditur se gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorur edhe mjete të forta.

“Pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Ndërkaq, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. /Kosova.info/


Go to TOP