Avokati Koci dërgon katër gomarë para Kuvendit
Në shenjë proteste për bllokadën në Kuvendin e Kosovës, avokati Arianit Koci ka dërguar katër gomarë tek oborri i këtij institucioni. Zyrtarët policorë e kanë penguar atë të kalojë me katër gomarët tutje.
Koci para medieve ka thënë se kjo formë proteste simbolizon kryeneçësinë e politikanëve për zhbllokimin e situatës. Ai tha se dëshiron të jetë faktor uniteti e jo i ndasive. Koci ka thënë se pas aktgjykimit të Kushtetueses, fajtor për bllokadën e sheh kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, por ka kritikuar edhe partitë e tjera, që sipas tij ‘ndoshta edhe atyre po u konvenon një gjendje e tillë”.
