Autostrada Shkup-Bllacë, punimet nisin së brenda muajit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se nesër në Shkup do  të nënshkruhet marrëveshja  me kontraktuesin për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.

Mickoski  pret që punët për ndërtimin e këtij aksi rrugor të nisin gjatë këtij muaji.

“Ky projekt  është folur në opinion me dekada. Ka përfunduar me sukses e gjithë procedura. Është zgjedhur kontraktuesi. Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja zyrtarisht. Ne presim që puna në atë seksion të fillojë këtë muaj. Ka mijëra probleme me të cilat jemi përballur. Një nga prioritetet që kemi arritur të zgjidhim është pikërisht kjo sfidë për të përfunduar më në fund këtë segment, këto tetë kilometra”, tha Mickovski.

Bashkëkryetarët e  VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë njoftuar se në prag të firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, kanë vizituar vendin ku  do të nisin punimet për këtë projekt strategjik.

Sipas tyre, ndërtimi i autostradës do të sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe qytetarët e të dy vendeve, duke forcuar lidhjen mes Shkupit dhe Prishtinës.

Projekti për autostradën Shkup – Bllacë daton nga viti 2014.

Ndërtimi i segmentit të parë, prej 2 kilometrash ,filloi në vitin 2022.

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte paraparë të filloj ndërtimi i segmentit të dytë prej 10 kilometrash.

Zvarritjen e punimeve, ministria e transportit e patë arsyetuar për shkak të procedurave burokratike të institucionit financiar.


Go to TOP