​Sorensen për takimin me Gjuriqin: Diskutuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë të Ohrit

Emisari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar lidhur me takimin me ministrinë  Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Sorensen tha se me Gjuriqin diskutuan për ‘’rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në dialog’ për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve’’.

‘’U takova me @markodjuric. Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun e ndërmjetësuar nga ?? për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, si dhe për avancimin e normalizimit ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve’’, shkroi Sorensen. /Kosova.info/


Go to TOP