Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

ATK: Janari me 4.26 milionë euro të hyra më shumë se plani

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se në muajin e parë të vitit 2024, ka arritur të mbledhë një shumë të konsiderueshme të të hyrave tatimore.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se shuma prej 111.22 milionë euro e të hyrave të mbledhura ka tejkaluar pritshmëritë e ATK-së, duke arritur të mblidhen 14.5 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, si dhe 4.26 milionë euro apo 4 % më tepër se plani.

“Këto rezultate janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar integritetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin në mbledhjen e tatimeve”, thuhet në komunikatë.

“Ky sukses reflekton punën e palodhshme të punonjësve të ATK-së si dhe bashkëpunimin e mirë  me institucionet e rendit dhe ligjit por edhe me tatimpaguesit. ATK është e përkushtuar në sigurimin e një mjedisi të drejtë dhe transparent për të gjithë tatimpaguesit. Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin e tyre, si dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë dhe të deklarojnë e të paguajnë tatimet e tyre në përputhje me ligjin për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë”, thuhet më tej në komunikatë. /Kosova.info/

Go to TOP