ATK-ja dhe IP-ja inspektojnë bizneset e Prishtinës që mbajnë punëtorë të padeklaruar

Në Prishtinë kanë filluar inspektimet në bizneset, përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë që mbajnë punëtorë të padeklaruar.

Kështu ka bërë me dije Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Zëvendësministrat, Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ishin pjesëmmarës në vëzhgimin nga afër të ekipeve të ATK-së dhe IP-së.

“Zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi, dje kanë vëzhguar nga afër ekipet inspektuese të ATK-së dhe IP-së teksa ato kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar”, thuhet në komunikatën e MFPT-së.

Bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet.

Go to TOP