Artan Nimani publikon librin “Feja e Parasë – Kodi i besimit global” në ditëlindjen e tij
Profesori universitar, Artan Nimani ka njoftuar se në një datë të veçantë për të, në ditëlindjen e tij më 10 qershor 2026, ka dalë nga shtypi libri i tij më i ri me titull “Feja e Parasë – Kodi i besimit global”.
Sipas autorit, libri trajton një nga fenomenet më të rëndësishme të kohës moderne: transformimin e parasë nga një instrument ekonomik në një sistem global besimi që ushtron ndikim të madh në politikë, ekonomi, kulturë dhe jetën e përditshme të njerëzve.
Përmes një qasjeje analitike dhe kritike, Nimani shqyrton mënyrën se si kapitali, tregjet financiare, konsumi dhe pushteti ekonomik kanë ndërtuar një “kod” të ri vlerash, i cili shpesh rivalizon institucionet tradicionale të shoqërisë.
Autori thekson se “Feja e Parasë” nuk është vetëm një analizë ekonomike, por edhe një reflektim mbi raportin e njeriut me pasurinë, zhvillimin, pushtetin dhe përgjegjësinë shoqërore në shekullin XXI.
Në mesazhin e tij, Nimani shprehu kënaqësinë që publikimi i librit përkon me ditëlindjen e tij duke e cilësuar këtë moment si një ngjarje të rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik dhe personal.
Ai falënderoi familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë mbështetësit e tij duke shprehur shpresën se libri do të shërbejë si nxitje për debat, reflektim dhe mendim kritik mbi sfidat e kohës sonë.
Libri “Feja e Parasë – Kodi i besimit global” tashmë është në dispozicion të lexuesve. /Kosova.info/
