Hasi merr drejtimin e Amedspor, nënshkruan kontratë dyvjeçare
Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi, është emëruar trajner i ri i Amedspor.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi turk përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmohet se Hasi ka nënshkruar kontratë që mbulon sezonet 2026/27 dhe 2027/28.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin me përvojë Besnik Hasi për sezonet 2026/2027 dhe 2027/2028. I urojmë mirëseardhje trajnerit tonë Besnik Hasi në familjen e Amedsporit dhe i dëshirojmë suksese në detyrën e tij. Klubi ynë ka nënshkruar marrëveshje me trajnerin me përvojë Besnik Hasi për sezonet 2026/2027 dhe 2027/2028. I urojmë mirëseardhje trajnerit tonë Besnik Hasi dhe i dëshirojmë shumë suksese në punën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.
Hasi ka një karrierë të pasur si trajner, duke drejtuar më parë klube të njohura si RSC Anderlecht, KV Mechelen, Al-Ahli Saudi FC, Al-Raed FC, Olympiacos dhe Legia Warsaw.
Amedspori e nis një kapitull të ri në historinë e tij, pasi klubi sapo ka siguruar promovimin në elitën e futbollit turk.
