Arrestohet për dhunimin e një femre një 37-vjeçar në Prishtinë, i njejti u prezantua edhe i rrejshëm si polic

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një femër.

Policia ka njoftuar se hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, i raportuar më 10.09.2022.

“Puna disamujore e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar: R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër), e ka kryer duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje thuhet se me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ndaj tij kanë qenë shtatë urdhëresa aktive nga Gjykata.

Go to TOP