Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Të enjten është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë për veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se  përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP