Vedat Muriqi u takua me nxënësit në Prizren

Futbollisti prizrenas, Vedat Muriqi, me ftesë të Shkollës Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, u takua me nxënësit e kësaj shkolle.

Muriqi u prit me entuziazëm të madh nga nxënësit, ndërsa interesimi i tyre i jashtëzakonshëm krijoi edhe një grumbullim të madh. Pavarësisht kësaj, futbollisti i njohur nuk i zhgënjeu fëmijët, duke u shpërndarë autografe dhe duke bërë fotografi me ta.

Sulmuesi prizrenas, i cili sezonin e kaluar luajti për Mallorcën në Spanjë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv, ndërsa së fundmi po përflitet për një transferim të mundshëm te Fenerbahçe.

Takimi i Vedat Muriqit me nxënësit u vlerësua si një moment i veçantë, duke u dhuruar fëmijëve një përvojë të paharrueshme. 

Go to TOP