Besnik Tahiri për KosovaInfo: Sporti shqiptar po rritet dhe do të prodhojë edhe më shumë talente

Besnik Tahiri, këshilltar sportiv në Gjermani, ka vlerësuar rëndësinë e Kampionatit Botëror, duke theksuar se kjo është ngjarja më e madhe sportive në botë dhe ëndrra e çdo sportisti.

“Në shqiptarët kemi treguar se me punë, disiplinë dhe përkushtim mund të arrijmë rezultate të mëdha në arenën ndërkombëtare. Jam i bindur se sporti ynë do të vazhdojë të rritet dhe të prodhojë talente që do ta përfaqësojnë me dinjitet Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë. Kampionatet botërore janë mundësi e artë për të dëshmuar vlerat tona dhe për të frymëzuar brezat e rinj që të besojnë në ëndrrat e tyre”, tha Tahiri për KosovaInfo.

Ai shtoi se sporti është një urë që lidh popujt dhe promovon respektin mes kombeve.

“Sporti nuk njeh kufij. Ai bashkon njerëzit, krijon miqësi dhe promovon respektin mes kombeve. Uroj që në të ardhmen të shohim edhe më shumë sportistë nga Kosova në skenën botërore, duke ngritur lart flamurin tonë”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se sukseset sportive janë dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë shqiptarë dhe se mbështetja ndaj tyre duhet të vazhdojë për të arritur rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen. /KosovaInfo/

Go to TOP