Arratiset një sirian nga qendra e mbajtjes së azilantëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Sirisë është larguar nga qendra e mbajtjes së azilantëve në Prishtinë.

Në raportin 24-orësholicia ka thënë se rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës. 

“Qendra e mbajtjes së Azilantëve – Prishtinë 18.05.2024 – 21:30. Raportohet se dyshuari mashkull shtetas i Sirisë është larguar nga qendra e mbajtjes së azilantëve. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Go to TOP