Armand Krasniqi, ndër pesë profesorët shqiptarë me më së shumti kontribute në shkencë

Është zbuluar klasifikimi i bërë nga databazat e njohura ndërkombëtare, Google Scholar, Scopus dhe Web of Science për profesorët shqiptarë me më shumë kontribute në shkencë.

Në mesin e pesë profesorëve që kanë dhënë më së shumti në shkencë është Armand Krasniqi, i cili është profesor në Universiteti e Pejës.

Renditja është bërë bazuar në kontributet shkencore të rektorëve të universiteteve/kolegjeve në Shqipëri dhe Kosovë, punëve të tyre kërkimore, publikimeve të artikujve shkencorë në mediume të ndryshme, arritjet profesionale, por edhe integritetin e tyre akademik dhe të institucioneve që ata drejtojnë.

Tre databazat e njohura kanë analizuar të dhënat mbi punët shkencore dhe publikimet e rektorëve të 50 institucioneve të arsimit të lartë në të dyja vendet, raporton TiranaNews.

Go to TOP