Arifi: Vjosa Osmani mori atë që meritonte – “Tung-in”
Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve politike që sollën largimin e Vjosa Osmani nga proceset e fundit politike. Në deklaratën e tij, Arifi përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë duke thënë se presidentja “më në fund mori atë që e meritonte – Tung-in”.
Ai nuk kurseu kritikat as për kryeministrin Albin Kurti duke e cilësuar si politikan interesaxhi që, sipas tij, ngjitet në pushtet duke shkelur të tjerët. Arifi argumentoi se skenari politik i përdorur nga Kurti ka shfrytëzuar figurën e Osmanit dhe diasporën për interesa zgjedhore duke çuar në një situatë ku bashkëpunëtorët “digjen” për përfitime politike.
Ai gjithashtu komentoi kursin politik të Kurtit duke pohuar se qëndrimet e tij kanë reduktuar praninë e ndikimit amerikan në Kosovë. Sipas Arifit, ky zhvillim e ka dobësuar pozitën politike të Osmanit, e cila tashmë, sipas tij, mund të kthehet sërish në rolin e përfaqësueses së Preshevë, por jo si presidente. /Kosova.info/
