Arifi u drejtohet votuesve të VV-së: Mos u dëshpëroni, e vërteta për Albinin po del në dritë

Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, u është drejtuar votuesve, simpatizantëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se ata nuk duhet të dëshpërohen nga zhvillimet e fundit politike.

Përmes një reagimi publik, Arifi tha se e kupton ndjenjën e zhgënjimit të atyre që për vite me radhë e kanë mbrojtur dhe besuar liderin e VV-së, Albin Kurti.

Ai theksoi se është e rëndë kur, sipas tij, qytetarët shohin çdo ditë “tradhti” dhe ndihen të lodhur nga një lider që, siç shprehet Arifi, për vite të tëra nuk ka ndalur së gënjyeri.

Arifi shtoi se për këto qëndrime ai kishte paralajmëruar që nga viti 2014, por për këtë arsye ishte sulmuar dhe linçuar me komente e akuza nga njerëz që, sipas tij, “kishin perde para syve”.

“Por e vërteta ka një gjë të veçantë, herët a vonë del në dritë. Kurrë nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën dhe për të zgjedhur një rrugë të re”, ka deklaruar Arifi.

Në fund të reagimit të tij, ai u ka uruar suksese mbështetësve të VV-së në atë që e quajti “rrugëtim të ri”. /Kosova.info/


Go to TOP