Ardian Shala bën thirrje për një Rrugë të Re në qeverisjen e Kosovës

Ardian Shala, një prej figurave të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar dege në Suharekë, ka bërë një thirrje publike më 9 shkurt 2025, duke theksuar nevojën për një ndryshim të qeverisjes në vend.

Ai ka shprehur shqetësimin për sanksionet që kanë goditur Kosovën si pasojë e paaftësisë qeverisëse aktuale, duke theksuar se këto sanksione kanë ndikuar rëndë në mirëqenien e qytetarëve dhe kanë rritur emigrimin.

Shala ka propozuar një qeveri të djathtë, me lidership të ri, të përgatitur dhe të dëshmuar, duke vënë në pah programin “Rruga e Re” të LDK-së si zgjidhje për përparimin e vendit.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës është garancia e vetme për shtetësinë, zhvillimin dhe përparimin e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP