Antonela Berisha habit me deklaratën e saj për ish-konkurrentin e “Për’puthen”

Antonela dhe Mevlani nodnëse nuk dolën çift nga ‘Përputhen’ arritën të ruanin një raport të mir miqësor jashtë programit.

Dyshja shihej shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa publikon foto dhe video në rrjet sociale nga ambjente të përbashkëta.

Mirëpo, si duket dy ish-konkurrentët kanë ngritur dyshime se marrëdhënia e tyre është krisur sërish.

Antonela publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, në të cilën shfaqej e veshur me të bardha, teksa dekolteja e hapur e xhaketës i tregonte gjoksin. Mes komenteve të shumta, kishte edhe një pyetje për Mevlan Shabën.

Një ndjekës i shkroi Antonelës: “Kot për muhabet: Pse e hoqe Mevlanin nga followersat?”.

Antonela, së cilës nuk i ka shpëtuar kjo pyetje, shkroi: “Se është askushi për mua”.

Go to TOP