Atalanta dhe Gjimshiti marrin barazim në udhëtim te Marseille

Berat Gjimshiti ka marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Evropës me Atalantan. 

Gjimshiti dhe Atalanta barazuan në udhëtim te Marseille me rezultatin 1:1. 

Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, e kompletoi ndeshjen te mysafirët. 

Gianluca Scamacca në minutën e 11-të shënoi për Atalantan, kurse Chancel Mbemba, i barazoi shifrat pas 20 minutash. 

Finalisti do të përcaktohet pas një jave në Itali.

Go to TOP