Shtatë klube licencohen për garat evropiane

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2024/25 të garave të UEFA-s.

Për licencim për garat e UEFA-s kanë aplikuar 7 klube nga Superliga e meshkujve dhe 1 klub nga Superliga e femrave.

“Nga 8 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 7 prej tyre janë licencuar, kurse një nuk është licencuar.

Klubet e licencuara janë:

FC Ballkani; FC Drita; FC Llapi; FC Malisheva; FC Prishtina; SC Gjilani; KFF Mitrovica”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kurse klubi i vetëm që nuk ka marrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është: KF Dukagjini. 

Go to TOP