44 gola në 45 ndeshje, Ronaldo çon Al Nassr në finalen e Kupës

Al Nassr fiton 3-1 kundër Al Khaleej në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe fluturon për në finale, ku do të përballet me Al Hilal.

Ylli absolut i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola: i pari në minutën e 17-të, i dyti në minutën e 57-të, duke ia lënë edhe goditjen e penalltisë Sadio Manes (që çoi rezultatin momental në 2-0).

Portugezi u përgjigjet kritikave të javëve të fundit duke kualifikuar skuadrën e tij në finalen e Kupës së Arabisë Saudite. Shifrat e CR7 janë të frikshme, pasi ai ka shënuar 44 gola në 45 ndeshje të luajtura këtë sezon me Al Nassr.

Go to TOP