Anita Muçaj – Haradinaj zë vendin e Afërdita Paqaradës si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Afërdita Paqarada në Prime-n e kaluar ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Big Brother VIP Kosova, në rolin e opinionistes.

Ajo tregoi se për shkaqe personale është detyruar të largohet nga formati, ndonëse për të ishte kënaqësi të ishte në një pozitë të tillë.

E pas Afërditës, rolin e opinionistes në BBVK e ka marrë spikerja e lajmeve, Anita Muçaj – Haradinaj.

Prezantuesja u shpreh e lumtur për për pozitën që iu besua dhe beson që do të ia kalojnë mirë.

“Ndihem e lumtur që jam këtu dhe besoj që do ta çojmë deri në fund”, u shpreh Muçaj.https://zeri.info/inarticle.html

E në vend të Oltit, por duket se vetëm në këtë Prime, është ftuar aktori Vedat Bajrami.

Theksojmë që Fis Juniku ishte banori i fundit që u largua nga Big Brother dhe se në këtë reality shou hynë edhe katër banorë të rinj.

Go to TOP