Analistja amerikane Ivana Stradner: Vuçiqi i frikësohet Putinit, si askush tjetër

Analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor do të përshkallëzohet dhe se kjo po bëhët nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq si arsyetim për mbijetesën e tij politike.

Stradner me anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se Vuçiqi i frikësohet presidentit rus Vladimir Putin si askush tjetër.

“Me sigurinë më të madhe, unë besoj se situata në Ballkan do të përkeqësohet. Shumë më keq. Dëgjoj vazhdimisht në Washington se Vuçiq pjesërisht është partner i SHBA-së, sepse votoi kundër Rusisë në OKB. Kjo është kaq naive”, thuhet në reagimin e Stranderit.

Ajo shton se presidenti serb nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk i beson vendeve Perëndimore.

“Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën (ai i frikësohet Putinit më shumë se kushdo tjetër) dhe nuk i beson as Perëndimit. Gjithçka ka të bëjë me mbijetesën e tij politike dhe përshkallëzimin në Ballkan, si një pengesë”, shton ajo.

Sipas Stadnerit, Vuçiqi po manipulon Perëndimin karshi Ukrainës.

“Në Foreign Policy është shpjeguar manipulimi që bën Vuçiqi për Perëndimin dhe pse ai e ‘mbështeti’ Ukrainën në OKB”, tregon Stradner.

“Regjimi i tij erdhi nga ky artikull, ku unë tregoj se si SHBA-ja duhet të përdorë operacionet e informacionit. Ata menjëherë më akuzuan mua, duke thënë se kam dhënë udhëzime për Qeverinë amerikane në operacionet e informacionit. Tregohet nga paranoja e tij”, përfundon ajo.

Go to TOP