Ambasada e Kosovës në Washington uron të gjithë besimtarët myslimanë
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar besimtarët myslimanë.
Në një postim në Facebook, ambasada uron që kjo festë të sjellë më të mirat tek të gjitha familjet.
“Gëzuar Bajramin të gjithëve që e festojnë!”
“Urojmë që kjo festë të sjellë ngrohtësi, harmoni dhe gëzim në shtëpitë tuaja”, thuhet në urimin e ambasadës. /Kosova.info/
