Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndodhen në Dubai

Pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen atje dhe në pjesë të tjera të Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasada paralajmëron se për shkak të zhvillimeve të fundit ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, çka mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Për këtë arsye, u bëhet thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë, punojnë apo po qëndrojnë për pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave;Të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve vendore;Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.

Ambasada ka bërë të ditur se po e monitoron situatën në vazhdimësi dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Për raste urgjente, shtetasit e Kosovës mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës në Abu Dhabi:+971 54 709 2109.


Go to TOP