Ambasada e Hungarisë falënderon Spitalin Amerikan për ndihmesën ndaj ushtarëve hungarezë të KFOR-it

Nga protestat e dhunshme në Veri të vendit mbetën të lënduar edhe disa ushtarët hungarezë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR.

Për lëndimet që morën ata u trajtuan në Spitalin Amerikan.

Për trajtimin profesional dhe kujdesin ndaj tyre ambasadori hungarez, Jozef Bencze, ka falënderuar Spitalin Amerikan me një letër drejtuar drejtorit Igli Larashi.

“Dua të shpreh mirënjohjen më të përzemërt për trajtimin e mirë që i keni dhënë ushtarëve tonë të lënduar dhe kujdesin special që i keni kushtuar atyre. Të lutem shprehu vlerësimin e sinqertë të gjithë stafit të spitalit. Ju dëshiroj çdo sukses dhe shëndet të mirë në detyrat tuaja shumë të përgjegjshme”, ka shkruar ambasadori në letrën drejtuar Spitalit Amerikan.

Ambasadori kishte vizituar ushtarët e lënduar gjatë trajtimit të tyre në këtë spital.

Spitali Amerikan në Kosovë jo vetëm në këto situata, por është përgjigjur gjithmonë me profesionalizëm ndaj kërkesave të popullsisë, si edhe të gjithë kontigjenteve me staf të huaj që ushtrojnë aktivitetin në Kosovë.

Go to TOP