Ambasada britanike e uron Kosovën për njohjen nga Sudani

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga Sudani para dy ditësh.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka vlerësuar këtë njohje si një hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Sudani bëhet vendi i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime”, thuhet në urimin e ambasadës britanike në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar të shtunën se shteti i Sudanit ka vendosur ta njohë Kosovën si të pavarur. /Kosova.info/


Go to TOP