Albin Kurti mirëpret Dr. Merita Toçilën, vlerëson studimin mbi kostumografinë shqiptare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Dr. Merita Toçila, studiuese dhe artiste e njohur, autore e monografisë “Kostumografia në Art”. 

Ata diskutuan mbi veprën e studiueses dhe kostumografinë shqiptare ndër shekuj, që përmbledh pasurinë e veshjeve tradicionale nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe në të gjitha etapat historike të kombit tonë. 

Studimi voluminoz i Dr. Merita Toçila, i mbështetur mbi një punë të palodhur kërkimore dhe artistike, tashmë do të jetë pjesë e arkivës sonë të brendshme. 

Kryeministri shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për Dr. Toçilën, jo vetëm për këtë botim të rëndësishëm, por për gjithë përkushtimin dhe punën shumëvjeçare në ndriçimin dhe promovimin e identitetit shqiptar përmes artit dhe studimit. 

Vepra “Kostumografia në Art” duhet të gjejë vend të denjë në institucione arsimore, hapësira kulturore dhe artdashëse e kudo ku vlerësohet trashëgimia jonë e përbashkët.


Go to TOP