Punimet në rrugën “Rexhep Luci” me intensitet të shtuar, inspektim nga zyrtarët e Komunës

Drejtori i Investimeve Kapitale, Sokol Havolli dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkemb Manaj, inspektuan nga afër dinamiken e punimeve në rrugën “Rexhep Luci”.

Sipas zyrtarëve komunalë, punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e qasjes për qytetarët dhe bizneset e zonës.

Ky projekt është pjesë e angazhimit të Komunës së Prishtinës për modernizimin e rrugëve dhe krijimin e një kryeqyteti më të qasshëm e funksional për të gjithë. /Kosova.info/


Go to TOP