Alban Zogaj kërkon mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit: LDK nr. 27 për përfaqësim dinjitoz

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Alban Zogaj, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh personal duke kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë, Zogaj ka bërë të ditur se në këto zgjedhje garon me numrin 27 në listën e LDK-së duke theksuar nevojën për punë serioze, korrektësi dhe përfaqësim dinjitoz në institucionet e vendit.

Ai ka nënvizuar se gjatë angazhimit të tij publik ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve duke u fokusuar në punë konkrete dhe komunikim të hapur.

“Mbështetja juaj ka rëndësi të veçantë për mua”, ka theksuar Zogaj duke falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen e deritanishme.

Zgjedhjet e 7 qershorit pritet të jenë një test i rëndësishëm për subjektet politike dhe kandidatët që synojnë përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP