Alban Skenderaj me këngë për gjetjen e forcës “JA KU JAM”

Kantautori Alban Skenderaj ka publikuar projektin e tij të ri të titulluar “JA KU JAM”.

Në tekstin e kësaj këngë të cilin e ka shkruar vetë Albani, bëhet fjalë për gjetjen e forcës në kohët kur njeriu ballafaqohet me sfida të ndryshme.

“Kalova fusha, male, dete dhe stuhi. Nuk u dorëzova kurrë se shpresën pashë tek ti. Qëndrova vetëm si një shkëmb mbi oqean. Dëgjova zemrën kur në udhëkryq më lan”, është kjo një pjesë e tekstit të kësaj këngë.

Këngëtari Alban Skenderaj është i njohur për balada. Ai u bë i famshëm para më shumë se një dekade me këngët “Vetëm ty”, “Eklips”, “Kur “Fjalët Mungojnë” dhe shumë të tjera.

Go to TOP