Aktorja Angelina Jolie shfaqet në një kafene në Lviv të Ukrainës

Aktorja Angelina Jolie ka befasuar ukrainasit kur shkoi në një kafene në Lviv të shtunën.

Jolie, 46 vjeçare, tërhoqi vëmendjen e njerëzve prezentë, derisa Maya Pidhorodetska ishte ajo që e postoi një video të aktores dhe regjisores së famshme në Facebook.

Jolie është e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ajo në vëzhdimësi ka ndihmuar në raste të katastrofave humanitare në vende të ndryshme të botës.

Aktorja e famshme ishte edhe në Kosovë pas luftës, në vitin 2002.

Go to TOP